Tekniku italian përpiqet te karikojë futbollistet ne prag te miqësores qe kombëtarja jone do te luaje ndaj Jordanisë.

 

Ne konferencën për shtyp Kristian Pnuci kërkoi angazhim maksimal ne fushën e lojës për te lënë pas rezultatet zhgënjyese ndërsa nuk i kurseu kritikat për lojtaret. I pyetur për mos grumbullimin e Abazajt italiani tha se nuk mund ti besoje një lojtari qe nuk aktivizohet prej muajsh.

 

Ka 4 muaj që nuk luan, pretendon të shkojë në kombëtare. këtyre u ka ikur mendja? E takova jashtë stadiumi tha “trajner sa punohet te Anderlecht, nuk ia dal dot më”. Nuk luan prej katër muajsh pret të vijë në kombëtare? Çfarë mendojnë se është? Vend pune kombëtarja? U ka ikur mendja? Ka katër muaj pa luajtur dhe i vjen keq që nuk e thirra. Unë mërzitem edhe se nuk e shoh në pankinë, ndërsa ai mërzitet se nuk e grumbullova. Është mërzitur! Të përveshë mëngët dhe të shtrojë b…. tani u mërzitka që nuk shkon në kombëtare?

 

Panuci tha se objektivi ne miqësoren me Jordaninë është vetëm fitorja.

 

Ne duhet të fitojmë me Jordaninë, jo se jemi Brazili e Franca. Duhet seriozitet e profesionalitet. Kur vishet fanella, duhet të tregohet përgjegjësi. Dikush duket të më tregojë këtë përgjegjësinë. Çfarë do të thotë? Jam shqiptar, i marr unë përgjegjësitë, i marr unë fajet. Dua të shoh çfarë do të thotë, çfarë është një lojtar i Shqipërisë.

 

Trajneri i kuqezinjve u shpreh i kënaqur me rikuperimin pas dëmtimeve te Mavrajt dhe Grezdes. Por nga ana tjetër tha se nuk duhet te priten çudira pasi kombetarja shqiptare nuk është Brazili qe te ketë Nejmar.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *