Subscribe

Për Policinë e Shtetit, viti që lamë pas ishte një nga vitet që ka shënuar sukses në luftën kundër kanabisit. Nga analiza vjetore e 2018-es, ka rezultuar se krahasuar me një vit më parë kemi 1 vrasje më pak duke shënuar numrin me të ulët në afro 30 vite.

 

Gjatë fjalës së tij Veliu foli edhe për prioritetet e vitit 2019.

 

  • Goditja e krimit të organizuar, në mënyrë të veçantë e grupeve kriminale, nëpërmjet hetimeve dhe operacioneve bazuar në analizën e informacionit kriminal dhe përdorimit të mjeteve speciale të hetimit;
  • Garantimi dhe sigurimi i rendit dhe qetësisë publike gjatë procesit zgjedhor për përfaqësuesit e pushtetit vendor Qershor 2019;
  • Parandalimi dhe goditja e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.

 

Ndërsa ministri i brendshëm Sandër Lleshaj tha se këtë vit policia do të forcojë bashkëpunimin me qytetarët.

 

“Lufta kundër krimit të organizuar mbetet prioriteti i prioriteteve në tërësi. Sigurisht që këtu është bërë shumë janë ngritur struktura, Task – Forca Qendrore është një histori suksesi, histori e cila duhet të vijojë të thellohet në këndvështrimin tim dhe në detyrat që së shpejti do të bëj publike për Policinë e Shtetit, për strukturat e tjera të Ministrisë së Brendshme. Do të kërkohet që koncepti i Task – Forcës të shtrihet në të gjithë Policinë e Shtetit. E gjithë Policia e Shtetit shqiptar do të jetë Task – Forcë Qendrore për luftën kundër krimit të organizuar”.

 

Të pranishëm në prezantimin e analizës vjetore ishin edhe përfaqësues nga prokuroria, si dhe parlamenti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *