E diel, 15 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Pano Soko: Rama populist, po i merr shpirtin konsumatorit

Eksperti i ekonomisë, Pano Soko i konsideron populiste deklaratat e kryeministrit Edi Rama dhe të mazhorancës për menaxhimin e krizës së rritjes së çmimeve.

 

I ftuar këtë të hënë në emisionin “Quo Vadis”, Soko iu drejtua qytetarëve se janë ata që paguajnë çdo rritje kostoje të biznesit.

 

“Është e gjitha populizëm. Qytetarët duhet ta kenë parasysh se çdo rritje e kostos së biznesit, nuk e paguajnë bizneset, por e paguajnë ata. E paguajnë te produktet dhe shërbimet që marrin. Shërbimet, biznesi nuk i bën që t’i ha vetë, por për t’ia shitur qytetarit. Çdo kosto i transferohet qytetarit. Në çdo moment, kur të dëgjojnë që iu rrit kostoja biznesit të madh, biznesit të mesëm, etj., të gjitha këto i përkthejnë me të njejtën valencë te xhepi i tyre.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë