Këtë të premte në emisionin Kapital në Vizion Plus me Aleksandër Furrxhiun është diskutuar në lidhje me formimin e gtryezës së përbashkët mes palëve politike.

 

Krijimi i një tryeze të tillë duket se ka ngritur hipotezat për një marrëveshje të arritur paraprakisht mes dy forcave më të mëdha politike.

 

Nisma Thurje është një ndër zërat kritik të kësaj tryeze, që sipas saj e vetmja zgjidhje është ndryshimi i sistemit nga listat e mbyllura në listat e hapura.

 

Përfaqësuesi i “Thurjes”, Pano Soko i ftuar në Kapital ka theksuar se tryeza e reformës zgjedhore duket më shumë si marrëveshje mes palëve.

“Ne dorëzojmë si çdo qytetar propozimet tona që mendojme se do të shërbejnë për rregullimin e sistemit zgjedhor. Ai parlament e ka fuqine ligjore për të miratuar ligjet. Tryeza e Reformës zgjedhore me shumë duket si një marrëveshje sepse opozita politike nuk po dorëzon një paketë propozimesh. Në këtë situatë njerezit kanë frikë nga paktet që mund të jenë bërë. Kur dy palët e mëdha ulen në një tryezë ka pasur gjithmonë pazare.”

 

Akil Kraja në fjalën e tij në Kapital ka theksuar se tryeza e reformës zgjedhore ska të bëjë me asnjë marrëveshje paraprake. Palët kanë rënë dakord që të çojnë përpara sistemin zgjedhor.

“Një nga arritjet me te me dha te opozites qe une perfaqësoj eshte ligji i dekriminalizimit. Nga ai ligj sot janë rreth 15 kryebashkiake të votuar në 30 qershor që do të dalin nga sistemi. Autoritarizmi i këtij sistemi ka arritur . Nje ndër arsyet se pse ne dolem nga parlamenti është vettingu për gjyqtarët dhe politikanët. Ne zgjodhem këtë rrugë të vështorë duke djekur vlerat e dialogut siç ndoqi edhe Nisma Thurje.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *