Panik në një pallat në Durrës paraditen e kësaj të hënë.

Flakët kanë përfshirë katin e pestë të një pallati në lagjen numër 5.

Për shkak të përmasave të zjarrit, situata ka shqetësuar të gjithë banorët e pallatit të cilët kanë lënë banesat e tyre për të zbritur me shpejtësi nga shkallet.

Në vendngjarje mbërritën edhe zjarrfikësit të cilët janë duke punuar për të shuar plotësisht flakët.

Fatmiresisht nuk ka persona qe te kene marre plage nga flaket.

Momentalisht nuk dihet shkaku i zjarrit.

Vijon…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *