Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
19 April 2026
Vizion fokus

“Jemi përballë krizës së re”, Sejko: BSH do ndërhyjë...

“Bonus qiraje për banorët e prekur”, Rama: Zjarri u...

Manovra të gabuara parakalimi, aksident i trefishtë në aksin...

Erdhi nga Norvegjia në Patos për të shitur kokainë,...

“Çerdhe” prostitucioni në Shkodër, arrestohen 3 kolumbiane dhe 2...

Vizita në Romë dhe Barcelonë, Rama zbardh detajet: Shqipëria...

Flakët përpinë pallatin në Tiranë, Rama: Këto janë masat...

Ngushtica e Hormuzit mbyllet sërish, rriten tensionet mes Iranit...

Ishte dënuar me 6 vite burg për trafik droge,...

Të tetat brenda 5 viteve, Bullgaria mban sot zgjedhjet...

Pandemia shtyn kthimin e shtetasve kosovarë nga Siria

9 Janar 20:51

Mbi 100 shtetas të Kosovës besohet se vazhdojnë të mbesin në Siri dhe ende nuk dihet se kur do të riatdhesohen. Kthimi i tyre ishte proklamuar pas kthimit të grupit të parë të kosovarëve nga Siria, në prill të vitit 2019.

Institucionet nuk japin shifrat zyrtare që i posedojnë se sa shtetas të Kosovës ende ndodhen në Siri.

“Fatkeqësisht, ne ende kemi qytetarë në Siri, kryesisht, gra dhe fëmijë. Ne kemi numra të saktë, por për shkak të procesit, për fat të keq nuk mund t’i bëjmë publike”, tha për Radion Evropa e Lirë, Lulzim Fushtica, këshilltar i ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Agim Veliu.

Por, organizatat joqeveritare që merren më këtë çështje thonë se numri i kosovarëve në Siri, mund të jetë deri në 120.

Bedri Elezi që drejton Institutin e Kosovës për Studime Ndërkombëtare thotë se shtetasit e Kosovës janë të ndarë në dy grupe.

“Njëri grup është që janë të vendosur në kampet Al-Hol dhe Roj, që janë diku rreth 70-80 persona, dhe është grupi tjetër që janë rreth 50 persona që gjenden jashtë kampeve, por që janë në zonat e kontrolluara nga al-Nusra apo fraksionet e tjera që nuk kanë qenë pjesë e IS-it (grupi militant, Shteti Islamik). Pra ata janë të lirë në qytete, e fshatra që kontrollohen nga al-Nusra apo al-Arasham”, tha Elezi.

Kthimi në Kosovë

Sipas këshilltarit të ministrit të brendshëm, Kosova ka ngecur në procesin e riatdhesimit të shtetasve të vetë për shkak të situatës me pandeminë e koronavirusit.

“Shumica e shtetasve tonë gjenden në kampet e kontrolluara nga forcat kurde. Por, aktualisht për shkak të pandemisë dhe kufizimi i lëvizjes, ne nuk kemi mundur të hartojmë një plan konkret me data se kur këta persona do të kthehen apo do t’u mundësohet kthimi në Kosovë”, tha Fushtica.

Ai shtoi se në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi, çdo qytetarë ka të drejtë të kthehet në Kosovë, por kjo nuk garanton se ndaj tyre nuk do të ketë procese ligjore.

“Të gjithë ata që kanë rënë ndesh me ligjin dhe kanë kryer vepra të ndryshme, do të procedohen sipas ligjit në fuqi”, tha Fushtica duke shtuar se plani i riatdhesimit, duhet të koordinohet me partnerët strategjikë, veçmas me Shtetet e Bashkuara.

Por, Bedri Elezi thotë se mungesa e një plani konkret për kthimin e grave dhe fëmijëve nga Siria është “pasojë e neglizhencës”.

“Edhe kthimi i grupit të parë është mbështetur dhe realizuar nga NATO-ja, përkatësisht nga Ushtria amerikane. Kosova ka pasur rol solid, ku një pjesëtar i AKI-së (Agjencia Kosovare e Inteligjencës) ka asistuar në procesin e identifikimit”, tha Elezi.

Sipas tij, shtetasit e Kosovës që kanë qenë në kampin Al-Hol, shumica janë zhvendosur në kampin tjetër Al-Roj, ku po përgatiten programe të de-radikalizmit.

“Sipas informacioneve që ne kemi, ata kanë filluar disa programe për de-radikalizim. Kjo gjë ka si synim që t’u a lehtësojë arsyetimin shteteve që duan të riatdhesojnë shtetasit e tyre. Kjo pasi, ka dyshime për radikalizim të thellë të atyre që kanë qenë pjesë e luftës së IS-it, i cili ka pretenduar Sheriatin dhe shtetin islam”, tha Elezi.

Ri-integrimi i të kthyerve

Në kuadër të Strategjisë kombëtare kundër terrorizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm, qeveria i ka përcaktuar edhe katër objektiva: parandalimi, mbrojtja, ndjekja dhe reagimi. Por, zyrtarët thonë se suksesi nuk mund të shihet për një periudhë të shkurtër kohore.

“Kemi ofruar strehimin, kthimin nëpër shkolla, programe speciale të socializmit dhe risocializimit, pastaj punën ditore me psikologë dhe psikiatër. Të gjitha këto në kuadër të divizionit për ri-integrim dhe rehabilitim që detyrë kryesore e ka mbikëqyrjen në baza ditore të këtyre personave që janë kthyer nga vatrat e luftës”, sqaroi Fushtica.

Ai përmendi edhe programin e de-radikalizmitnëpër burgje.

Por, Bedri Elezi është kritik ndaj qasjes shtetërore, duke e cilësuar atë si selektive.

“Kemi pasur dy personat e fundit, të cilët kishin udhëtuar nga Kosova për në Siri. Të dy janë ndaluar bashkë në Turqi. Njëri është dënuar me vetëm një vit e gjysmë dhe i ka mbajtur vetëm gjashtë muaj, ndërkaq tjetri është dënuar me tre vjet e gjysmë dhe akoma po vuan dënimin e plotë. Personi që ka marr dënim më të lehtë, ka pas lidhje të afërta me politikanë apo me fuqi ekonomike”, tha Elezi.

Që nga fillimi i konfliktit në Siri në vitin 2012, drejt Sirisë dhe Irakut udhëtuan rreth 400 kosovarë duke përfshirë burra,gra dhe fëmijë.

Më shumë se 70 kosovarë vlerësohet se janë vrarë duke luftuar krah organizatave terroriste, përkatësisht, grupit militant Shteti Islamik (IS).

Personat që arritën që të kthehen në Kosovë u përballën me procese gjyqësore, disa prej të cilëve janë duke vuajtur dënimet, ndërkohë që duke u hetuar janë edhe 32 gratë që u kthyen në muajin prill të vitit 2019 nga autoritetet kosovare./ REL

Posted Under:
Kosova Kronike
Tagged:
Kosovarët pandemia Siria

Nga e njëjta kategori

Manovra të gabuara parakalimi, aksident i trefishtë në aksin Rrogozhinë-Lushnje, njëri nga mjetet ngec në barrierat anësore

më shumë...

Erdhi nga Norvegjia në Patos për të shitur kokainë, arrestohet 28-vjeçari

më shumë...

“Çerdhe” prostitucioni në Shkodër, arrestohen 3 kolumbiane dhe 2 shkodranë, procedohet pronarja e shtëpisë

më shumë...

Aksident me vdekje në Milot

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

12:21

“Jemi përballë krizës së re”, Sejko: BSH...

12:15

Rriten çmimet e apartamenteve në Elbasan, 1300...

11:50

Shtrenjtohen qiratë e apartamenteve, interes jo vetëm...

11:42

“Bonus qiraje për banorët e prekur”, Rama:...

11:30

Manovra të gabuara parakalimi, aksident i trefishtë...

10:50

Erdhi nga Norvegjia në Patos për të...

10:40

Kreu i ILD-së, vizitë zyrtare në SHBA/...

10:21

“Çerdhe” prostitucioni në Shkodër, arrestohen 3 kolumbiane...

10:04

Vizita në Romë dhe Barcelonë, Rama zbardh...

9:55

Flakët përpinë pallatin në Tiranë, Rama: Këto...

9:38

Ngushtica e Hormuzit mbyllet sërish, rriten tensionet...

9:28

Ishte dënuar me 6 vite burg për...

8:59

Të tetat brenda 5 viteve, Bullgaria mban...

8:39

Parashikimi i motit për ditën e sotme,...

8:23

Horoskopi për ditën e sotme, 19 prill...

11:11

Aksident me vdekje në Milot

10:37

Koha kur pini kafenë tregon shumë për...

10:18

Tensionohet sërish situata në Lindjen e Mesme,...

10:12

Zbulohen një varr masiv në Meksikë

10:01

U dëmtua në ndeshjen me Realin, Gnabry...

Më të klikuarat

  • La partnerin për të, Indri i jep fund marrëdhënies me Vanesë...
  • Ngjarje tragjike në familjen shqiptare! Burri vret ish-gruan...
  • Ekzekutimi i 31-vjeçarit shqiptar në Spanjë, mediat iberike...
  • “Kam folur me babain e tim biri më parë”, Jonida...
  • 25 vite diferencë, Klodi tregon marrëdhënien e veçantë me ba...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.