Subscribe

Shqipëria po shkon drejt “çlirimit” të plotë nga COVID-19. Pacientët e infektuar kanë ardhur në ulje, ndërkohë që vjeshta dhe dimri pritet që të sjellin bashkëqarkullim të gripit dhe koronavirusit.

 

Gjatë Forumit rinor te OBSH ne Tirane, Drejtori i organizatës për Europën, Hans Kluge, tha se është shumë e rëndësishme njerëzit më vulnerabël të mos neglizhojnë vaksinën.

 

HANS KLUGE

DREJTORI I OBSH PËR EUROPËN

 

“Dy vitet e fundit kemi pasur një influencë gripale të ulët pasi në shumë vende janë zbatuar masa shëndetësore strikte, që përfshijnë distancën, maskën, ajrimin e ambienteve, etj. Tani që këto masa janë ulur, edhe imuniteti i popullisë europiane ndaj gripit është ulur, sepse trupi nuk ka qenë shumë në kontakt me gripin. Ne shohim llogjikisht një pik. Prandaj është shumë e rëndësishme atë që ne e quajmë bashkë-administrim, për të pasur dy vaksinat për njerëzit vulnerabël, një dozë booster të dytë për covid19 dhe për gripin”

 

Ministrja e Shendetesise, Ogerta Manasterliu, duke folur për pasojat e Covid-19 në shëndetin mendor tha se Shqipëria po realizon integrimin e shërbimeve socio-shëndetësore.

 

 

Forumi për Shëndetin dhe Mirëqenien e të Rinjve po zhvillon punimet e tij në Tiranë nga data 25-27 Tetor, i cili mbledh bashkë 150 të rinj nga 42 vendëe të botës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *