Gazeta britanike Financial Times ka zbuluar se kompania AstraZeneca-s u ka premtuar qeverive se nuk do të përfitojë nga vaksinat covid-19 gjatë pandemisë, por ndërkohë i ka lejuar vetes që të përcaktojë korrikun e vitit 2021 si fundin e saj.

Media ka arritur të sigurojë një marrëveshje të nënshkruar në korrik të vitit 2020 midis kompansië britanike dhe një institucioni shëndetësor në Brazil.  Në dokumentin e nënshkruar midis palëve ekziston edhe një klauzolë për bashkepunimin që do të zgjasë derisa pandemia të përfundojë.

Ekspertët e shëndetit publik thonë se shumë prej marrëveshjeve të vaksinave, përfshirë ato të AstraZeneca, janë të fshehura, duke ofruar pak hapësirë ​​për shqyrtim.

Këshilltar i politikave të inovacionit mjekësor Manuel Martin,  pohon se kontrolli mbi një vaksinë të zhvilluar përmes fondeve publike është i papranueshëm dhe një gabim me pasoja fatale.

Ndërkaq edhe Ellen ‘T Hoen, drejtoresha e Ligjeve dhe Politikës medicinale u shpreh se në këtë proces është e domosdoshme transparenca, jo shtimi i lirive të kompanive farmaceutike, pasi dëmi mund të jetë më i madh se fitimi.

 

 

ELLEN ‘T HOEN, DREJTORESHË E LIGJEVE DHE POLITIKËS MEDICINALE

“Pavarësisht të gjitha bisedimeve për vaksinën Covid-19, që sipas udhëheqësve politikë përbën një të mirë publike globale dhe përmes shpenzimeve miliarda-dollarëshe në kërkim dhe zhvillim, duket se janë kompanitë e barnave që përcaktojnë, përmes marrëveshjeve të fshehta se kush do ta ketë aksesin në vaksinë dhe kur.”

 

AstraZeneca ka marrë shuma të mëdha parash publike për të zhvilluar vaksinën e saj dhe për të siguruar porosi përpara, duke përfshirë të paktën 1 miliard dollarë nga SH.B.A.  Por ndërkohë kompania i ka mbajtur të fshehta marrëveshjet duke mos pranuar që ti bëj publike ato. Edhe pse ka deklaruar se nuk do të përfitojë nga vaksina përgjatë pandemisë, ajo prendon se ka një datë kur ajo do të marr fund.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *