E martë, 22 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:31: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Pandemia godet edhe bursat/ Shënohet rënia më e madhe në tre muajt e fundit

Commuters wear face masks to protect against the spread of new coronavirus as they walk along a street in Beijing, Thursday, April 9, 2020. China's National Health Commission on Thursday reported dozens of new COVID-19 cases, including most of which it says are imported infections in recent arrivals from abroad and two "native" cases in the southern province of Guangdong. (AP Photo/Mark Schiefelbein)

Në më shumë se 20 shtete amerikane është vënë re një rritje e ndjeshme e rasteve të infekioneve covid 19 duke shtuar alarmin për valën e dytë të pandemsië. Një prirje e tillë është reflektuar edhe në disa vende europiane si Suedia dhe Gjermania, ndërsa Europa lindore dhe amerika latine po përballen me shpërthimin e sëmundjes.

Në këto kushte, treguesit kryesorë të bursave shënuan rënien më të thellë në tre muajt e fundit, që nga fillimi i pandemisë.

Reklamë

Ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar është tkurrur në nivel rekord, me 20.4 për qind, më e madhja në historinë e vendit. Të gjitha fushat e ekonomisë, turizmi, edukimi, shëndetësia, industria janë goditur rëndë pas kufizimeve të vendosura si masë për parandalimin e sëmundjes.

Edhe SHBA janë përballur me krizën më të vështirë ekonomike në dekada por sekretari i Thesarit, Steven Mnuchin deklaroi se ekonomia amerikane do të vazhdojë në rrugën e rihapjes së plotë pasi rimbyllja do të ishte katastrofike.

Vazhdo të lexosh

Reklamë