Sot, Shqipëria ka përfituar 90 milionë euro nga BE në kuadër të programit të ndihmës lidhur me Covid-19.

 

Zyra e BE në Tiranë, bëri të ditur lajmin duke theksuar se kjo shumë do të shkojë në funksion të rimëkëmbjes ekonomike të vendit, pas pasojave të shkaktuara nga pandemia.

 

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca në një postim në rrjetin social “Twitter” lajmëroi edhe një fond të dytë në të njëjtën vlerë, që do të jepet brenda këtij viti.

 

“Një disbursim i dytë i 90 milionë eurove të tjera do të pasojë më vonë këtë vit. Ky program është një demonstrim tjetër i fortë dhe konkret i solidaritetit të Bashkimit Europian me Shqipërinë dhe qytetarët e saj, në një kohë krize të jashtëzakonshme”, shkruan diplomati i lartë.

 

Fondet vijnë në formën e huave me kushte të favorshme, si pjesë e paketës prej 3 miliardë dollarësh që BE do të japë për vendet e fqinjësisë dhe zgjerimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *