Subscribe

ENKELEJDA MEMA

GAZETARE-VIZION PLUS

 

Me zyrtarzimin e lënies së mandatit të deputetit nga Alqi Bllako, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nis procedurën për plotësimin e vakancës në grupin parlamentar të Partisë Socialiste.

Karrigia e deputetit i kalon Pandeli Majkos. Fillimisht ish Ministit të Diasporës i bëhet me dije nga KQZ-së se me largimin e Alqi Bllakos, i takon atij të rikthehet në parlament, pasi gëzon numrin më të madh të votës preferenciale e dalë nga parlamentaret e 25 prillit të një viti më parë.

 

Nga marrja e shkresës, Pandeli Majko, ka dhjetë ditë kohë t’i përgjigjet KQZ-së, nëse do ose jo të ri-bëhet deputet.

 

Moskthimi i përgjigjes brenda afatit të kërkuar, për KQZ-në është refuzim i mandatit të deputetit. Deri më tani ish-deputeti i socialistëve nuk ka reaguar, madje edhe të mërkurën në përfundim të mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste zgjodhi të mos flasë.

 

Pas Mimi Kodhelit, Pandeli Majko do të jetë i dytë për qarkun e Tiranës që do të fitojë mandatin e deputetit pasi një tjetër socialist nga lista fituese lë karrigen e deputetit. Në zgjedhjet e përgjithshme të Prillit, veterani i Partisë Socialiste u rendit i 19-ti.

 

Në atë kohë kryeministri Edi Rama, deklaroi se partia i kishte dhënë gjithçka dhe ishte koha që Pandeli Majko t’ia rikthente atë, duke u angazhuar fort që për herë të parë socialistët të merrnin mandatin e 19 në Tiranë.

 

Mandatin e humbur në 25 prill, tanimë Pandeli Majko mund ta rifitojë për të shtatën herë. Në rast të refuzimit të karriges së deputetit, duke mbajtur vetëm detyrën e anëtarit të kryesisë në Partinë Socialiste, mandati i kalon Dallëndyshe Bicit, që detyrë të fundit kishte zëvendësministre e Mbrojtjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *