E hënë, 12 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Panariti: E pamundur për opozitën të fitojë zgjedhjet pa çliruar sistemin

Ish-deputeti i LSI, Edmond Panariti deklaroi se për opozitën është domosdoshmëri që të çlirohet sistemi nëse kërkon të fitojë zgjedhjet. Me anë të një shënimi në “Facebook”, për Panaritin edhe Komisioni i Venecias e tregoi qartë se në vend sundon vetëm një parti.

 

“Nga një parti- shtet “de jure” në parti – shtet “de facto”! Këtë sapo na e vërtetoi edhe Venecia! Njësoj si tridhjetë vite më parë “sundohemi” nga një parti e vetme, në të gjithë nivelet e sistemit. Ndryshon vetëm forma. Me përkufizim, sistemi i tashëm cilesohet si: Sistem njëpartiak “de facto”. Ja si përshkruhet në traktatet e sistemeve, një sistem i tillë: Sistemi një partiak “de facto” është një sistem i dominuar nga një parti, por që ndryshon nga sistemi i partisë-shtet, vetëm sepse lejon në letër mbajtjen e zgjedhjeve shumë partiake “demokratike”. Të tjerat mbeten si më parë! Prandaj opozita e ka të pamundur të fitojë zgjedhjet, pa çliruar sistemin. Ndryshe është të shkosh si cjapi te kasapi! Venecia, e vërtetoi këtë!

Vazhdo të lexosh

Reklamë