Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti shprehet që 72 milionë eurot e papërdorura nga paratë e BE për bujqësinë të shkojnë për të mbështetur fermerët e pambrojtur në prag falimenti nga kriza e rëndë e COVID-19.

 

Sipas Panaritit, kjo lëvizje do të mirëpritej nga BE nëse propozohet nga qeveria.

 

“72 milionë euro të papërdorura nga paratë e BE për bujqësinë, (fondet IPARD), të cilat “flenë” ende në sirtar të shkojnë si mbështetje direkte për fermerët në vështirësi! Sa më parë dhe sa më shpejt! Jo si asistencë mbijetese por për prodhim në kushte krize! Ato para, në kushtet e paralizës së tregjeve dhe pamundësisë së ekzekutimit të projekteve për shkak të pandemisë, do të “digjen” brenda vitit, nëse nuk i kërkohet që tani Bashkimit Evropian që ato të përdoren për të mbështetur fermerët e pambrojtur dhe të pambështur ne prag falimenti nga kriza e rëndë e COVID.”

 

Sipas Panaritit, vetë politika për bujqësinë e BE, po shikon mundësinë për kryerjen e pagesave direkte për fermerët e tyre më herët se vitet e tjera, duke rritur sasinë e parave paradhënie.

 

“Ky “rikanalizim” i fondeve në përshtatje me situatën, u shqyrtua edhe në mbledhjen e 26 Marsit të Ministrave të Bujqësisë të BE, të cilët konstatuan se vetë rregullorja krijon fleksibilitet të mjaftueshëm për një veprim të tillë. Prandaj Komisioni, ka vënë ne levizje një proces të përshpejtuar për administratat kombëtare për ta përshtatur programin me krizën aktuale. Vetë politika për bujqësinë e BE, po shikon mundësinë për kryerjen e pagesave direkte për fermerët e tyre më herët se vitet e tjera, duke rritur sasinë e parave paradhënie. Prandaj duhet vepruar shpejt, menjëherë. Tani!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *