Prokuroria shqiptare ka nisur hetimet për skandalin “Panama papers”. I kontaktuar nga Vizion Plus organi qendror i akuzës beri me dije se po bashkëpunon me institucione te tjera ligjzbatuese për te qartësuar situatën mbi përfshirjen e mundshme te kompanive ose shtetasve shqiptare e te huaj qe operojnë ne tregun tone financiar. Emri i parë shqiptar, i cili është bere publik është ai i Ismail Mulletit. Ky i fundit sipas dokumentave është themeluesi i biznesit “Gfi teknologie”, i regjistruar në vitin 2013 në ishullin Anguila, në mënyrë që të investojë në kompanitë shqiptare.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *