Në qytetin e Peshkopisë është zhvilluar panairi Agro-Bujqësor me qëllim promovimin e prodhimeve të zonës.
Fermerët u paraqitën në këtë panair me prodhime të ndryshme që nga ato të frutikulturës e deri tek gatimet tradicionale, por nuk munguan as produktet artizanale.
“Bëhen 50 kokë, 60, 70 sipas tregut. Thjesht duam një treg asgjë tjetër. Kam mall, qershi, Prodhimi ka ecur shumë mirë, edhe shitja shumë mirë. Mall Bio, Vendi Tradicional Shumë i mirë”, shprehen fermerët.
Kryetari i Bashkisë Rahim Spahiu tha se bashkia do të jetë pranë fermerëve me përmirësimin e infrastrukturës që do t’ju mundësojë atyre transport më të lehtë dhe pa kosto.
“Të gjithë bashkë duhet të bashkëpunojmë më shumë, të ndihmojmë në zhvillimin e këtij sektori, nëpërmjet formalizimit të fermave , kultivimit të produkteve, rritjes së cilësisë, promovimin, certifikimin duke rritur kështu edhe ekonominë familjare të fermerëve por edhe ekonominë e zonës në tërësi”, tha Spahiu.
Panairi agro-bujqësor i paraprin festivalit të përvitshëm “Oda Dibrane”. /vizionplus.tv





