Partia Demokratike është e vendosur ta çojë përpara Reformen Elektorale, edhe duke bashkëpunuar me mazhorancën, por jashtë dyerve të parlamentit.

 

Me këtë qëndrim, Lulzim Basha duket se ka lënë pas krahëve qëndrimin radikal të opozitës që ishte fokusuar muaj më parë tek protestat, për t’iu përkushtuar të ardhmes.

 

Ish deputetja e PD-së Oriola Pampuri, nga edicioni i lajmeve qëndrore në Vizion Plus është shprehur se PD-ja dhe opozita janë të gatshme të marrin që sot pjesë në zgjedhje dhe sipas saj ato janë të fituar.

 

Ndër të tjera nga Vizion Plus, ish deputetja është shprehur se opozita e ka paraqitur platformën e saj për reformën zgjedhore dhe mazhoranca duhet tashqyrtojë, pasi reformën zgjedhore nuk mund ta bëjë dhe ta miratojë në atë parlament që është ilegjitim.

 

Një ditë më parë ra në sy një videomesazh i liderit te PD-së Basha, qe fokusohej tek mesazhi i shpresës: a është ky një sinjal se tashmë opozita synon të përçojë tek publiku një panoramë me optimiste për të ardhmen?

Asnjëherë ne nuk  kemi paraqitur panoramë që ka pasur ide pesimiste, idetë më pesimiste në atë  panoramë që ne kemi paraqitur është qeveria e cila është e lidhur me korrupsionin dhe me të gjitha aferat e tjera dhe me krimin mbi të gjitha që e bën të ardhmen e shqiptarëve pesimiste. Largimi i të gjithë kësaj dhe ti sigurosh shqiptarëve një të ardhme të sigurt është që të largosh krimin, drogën, korrupsionin ashtu sikurse u shprehem edhe ndërkombëtarët dhe ne për 6 vite në opozitë, dhe sidomos që nga momenti që ne kemi lënë parlamentin.

 

Përse PD këmbëngul që Reforma Zgjedhore, një nga kushtet e Bundestagut, të bëhet në një tryezë jashtë parlamentit?

PD-ja nuk e ka njohur atë parlament që është sot, kryetari Basha e theksoi dhe ne e kemi theksuar se ai parlament është ilegjitim përsa kohë nuk ka një përfaqësi nuk ka një opozitë realie. Ai parlament është monopartiak dhe nuk mund të diskutosh në një parlament ilegjitim për diçka kaq të rëndësishme që ka në dorë të ardhmen e Shqipërisë, që është vota e lirë, që shqiptarëve tju sigurosh një votë të lirë një mundëssi që vota e tij të lexohet ashtu sikurse është pa u tjetërsuar do një diskutim serioz, që nuk mund të ndërmerret në një ambjent do të thoja pasi nuk mund ta quaj më parlament, që sot është tërësisht ilegjitim, monopartiak. Jemi dakord që të ketë një dialog por jashtë sallës së parlamentit dhe me prani të ndërkombëtarëve dhe me prani të OSBE-së dhe jo brenda parlamentit dhe për më shumë duke bërë korrier OSBE që është absurditeti më i madh sikurse theksoi Gjiknuri që është i përfshirë në dosjen 184 dhe vetë është për tu hetuar, është pjesë e asaj pike të Bundestagut e cila vë kusht si pjesë e reformës që për të pasur mundësi për hapjen e negociatave është ndërshkimi dhe kapja e atyre që kanë blerë, tjetërsuar dhe kanë marrë pjesë në shit-blerjen e votës. Nuk mundet që personazhe të tillë të jenë më pjesë e tryezës.

 

Gjiknuri deklaroi se nuk ka ndërmend që të sakrifikohet për PD-në?

 

Nuk është sakrificë për Partinë Demokratike, nuk e kërkoi PD-ja por standartet ne kërkojmë që të vendosim standarte për zgjedhje të lira dhe të ndershme që një ndër pikat për këto standarte është ndëshkimi i atyre që kanë cënuar votën. Në një vend demokratik vota është e shenjtë, dhe kush cënon votën ndërshkohet. Gjiknuri nuk po sakrifikon as veten dhe askend, ai mbi të gjitha e ka detyrim moral para qytetarëve të këtij vendi që të merren masa për atë që ka bërë. Ai është me zë që ka marrë pjesë në shitblerjen e votës.

 

A rrezikon opozita të vetëpërjashtohet nga ky proces, pasi Rama ka deklaruar se deri në fund të vitit reforma do të miratohet?

Absolutisht nuk rrezikon opozita pasi në të gjitha këto ditë kanë qënë ditë shumë intensive të takimeve të kryetarit Basha me ndërkombëtarët sigurisht kanë qenë dhe kushtet e Bundestagut, që janë të qarta dhe i mëshojnë faktit se reforma zgjedhore duhet të bëhet e përbashkët mes palëve, nuk ka reformë të njëanshme ne e kemi paraqitur alternativën tonë dhe është detyrim i tyre që këtë alternativë ta diskutojnë mes palëve. Nuk ka më alternative për zgjedhjet e ardhshme që të jetë njëpalëshe ky opsion përjashtohet.

 

Në një intervistë për Vizion Plus, Basha deklaroi se PD ishte e gatshme të hynte që neser ne zgjedhje te parakohshme. A jeni gati ju për këtë?

Ne sot po të futemi në zgjedhje, opozita e bashkuar është fituese, nga të gjitha sondazhet  dhe takimet në strukturat e PD-së ne jemi të gatshëm për të marrë pjesë në zgjedhje dhe jemi mazhorancë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *