Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri shprehet se “paga e luftë” nuk u aplikua dhe mbeti thjesht një term, pasi sipas saj, shumë pak qytetarë arritën ta përfitonin.

Në një postim në “Facebook”, Pampuri akuzon kryeministrit Edi Rama se nuk i ka mbështetur qytetarët në situatën e pandemisë, ndërsa shtoi se masat e marra deri tani janë të bazuara në interesa individuale, jo në strategji.

“Beteja per pagën e mbijetesës (luftës) vijon me të njëjtin ritëm, por pa asnjë zgjdhje. Edi Rama si cdo situatë të cilën e kërkon ta shohë me syrin dhe perceptimin e një nihilisti, ashtu ua prezantoi situatën e pandemisë qytetarëve, si luftë, ku nuk ngurroi të nxirrte artilerinë e rëndë, si një paranojak që i friket armikut të padukshëm. Dhe kështu në vijim të të gjithë kësaj, ndërmori iniciativën për të miratuar paketën ekonomike 1,2…shpiku dhe nje term, ‘pagë lufte’, por gjatë rrugës mbeti vetëm lufta se pagën pakkush e pa. Shumë aplikuan, e fare të paktë ishin ata që e përfituan. Sikurse luajti me datat e marrjes së vendimit nga 12 marsi deri më 10 prill, data të cilat ishin përcaktuese, për të vendosur nëse mund apo jo të përfshihesh në paketën e parë apo të dytë të pagës së mbijetesës.”

Për ish-deputeten, qeveria vijon të lërë në mëshirë të fatit punonjësit dhe pronarët e fasonerive, për të cilët tha se paguajnë e ushqejnë mijëra familje.

“Shumë punonjës janë larguar nga puna para datës 12 mars dhe një pjesë tjetër pas datës 10 Prill, kur shumë pronarë fasonerish janë detyruar të mbyllin aktivitetin, dhe të dyja këto kategori nuk figurojnë në listën e personave që mund të përfitojnë pagën, dhe nuk janë në listën që punëdhënësit duhet të dorëzojnë që këta punonjës më pas të përftojnë pagën, çka ka nxitur dhe konflikt mes punëdhënësve dhe punëmarrësve, e njëjta situatë si në rastin e qiramarrësve dhe qiradhënësve, mes të cilëve ndërhyri cmendurisht padrejtësisht kryeministri, duke marrë vendime që vetëm atij nuk i takojnë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *