Subscribe

Ndërkohë që të gjithë kanë kthyer sytë dhe presin datën e ardhjes së vaksinës në Shqipëri, dita-ditës shtohen pasiguritë e pikëpyetjet, nëse vendi ynë i ka kapacitetet për ta ruajtur atë.

Por, e ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi në Vizion Plus, ish-deputetja e PD-së, oriole Pampuri ka ngritur një tjetër shqetësim përballë zv.ministrit të Shëndetësisë, Albert Nikolla. Pampuri ka hedhur akuzat se tashmë shteti shqiptar nuk ka kapacitetet spitalore.

Oriola Pampuri: Për sa i përket faktin nëse ka shtretër të lirë, mund të ketë shtretër të lirë, por a keni pyetur se sa persona trajtohen në shtëpi, sa trajtohen në spitale dhe klinika private, të cilët duke parë gjendjen dhe vështirësitë me të cilat janë përballur në spitalet Covid, sigurisht janë drejtuar me shumë vështirësi.

Albert Nikolla: A keni të dhëna për këtë?

Oriola Pampuri: Patjetër.

Albert Nikolla: Ju po flisni në përgjithësi, sepse Ministria nuk funksionon me pyetje, që të shkoj të pyes unë. Ka rrjetin e vet.

Oriola Pampuri: Unë nuk flas në përgjithësi. Unë flas si përfaqësuese politike. Dhe ne kemi patur takime me eskpertë të cilët punojnë në spitalet Covid, të sistemit parësor, të cilët na kanë referuar.

Albert Nikolla: Numrin e shtretërve e kemi, me 4 spitale Covid janë 550, aktualisht kemi 389 të zënë, ndërkohë që para dy javësh kishim shkuar deri tek 480…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *