E diel, 15 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

PAMJET/ Publikuan video me hartën e ‘Shqipërisë Etnike’, arrestohen 4 shqiptarë në Serbi

Katër shqiptarë, A.S, 37 vjeç, E.V, 42 vjeç, E.G, 48 vjeç dje A.C, 21 vjeç janë arrestuar nga policia në Serbi.

Lajmi konfirmohet nga ministria e Punëve të Brendshme serbe.  Ata akuzohen për “nxitje të urrejtjes dhe intolerancës kombëtare, racore dhe fetare”.

Sipas ministrisë së Brendshme serbe, një prej të ndaluarve kishte publikuar një video në rrjetet sociale, ku shfaqet me një bluzë me hartën e “Shqipërisë së Madhe”, duke udhëtuar me një automjet “Audi” së bashku me tre personat e tjerë.

Të ndaluarve u është komunikuar masa e paraburgimit deri në 48 orë, pas së cilës do të dalin para Prokurorisë Publike në Beograd.

Reklamë

Vazhdo të lexosh

Reklamë