Subscribe

Lidhja e grupeve kriminale shqiptare me burimin e kokaines ne vendet latine faktohet nga nje tjeter operacion nderkombetar. 137 kg kokaine e nisur nga Ekuadori pritej ne portin e Durresit nga 3 persona, dy prej te cileve u arrestuan.

 

Sinjali i parë u dha nga autoritetet greke më 26 gusht të këtij viti pasi kontenierët me banane arriten në portin e pireut. Operacioni u koordinua nga DEA amerikane ndërsa oficerët shqiptarë zëvëndësuar kokainën, duke mbushur pakot me oriz për të realizuar dorëzimin e kontrolluar.

 

Pas mbërritjes së 2 kontenierëve mesin e shtatorit në potin e durrësit , për disa ditë ato u mbajtën nën vëzhgim për të parë se kush do të merre drogën.

 

Ky është momenti kur punonjësi i sigurisë së portit Ardian Bega mer nga një prej kontenierëve, pakot ku mendonte se kishte kokainë dhe i fut në një çantë sportive.

 

 

 

Së bashku me të arrestuarin tjetër Altin Myslihaka, ky i fundit punonjës mirëmbajtje i një anijeje peshkimi dalin nga rrethimi i portit me një makinë ku gjendej edhe Gentian Malindin por pa e ditur se ishin nën vëzhgim nga policia.

 

Rrugës dytësore drejt Golemit  konstatojnë se pakot ishin të mbushura me oriz dhe i hedhin jashtë mjetit.

 

Pronari i anijes së peshkimit Gentian Malindi arrin ti shpëtojë policisë ndërsa 2 të tjerët për të cilët është vendosur edhe masa e sigurisë arrest me burg nga gjykata e krimeve të rënda,  u arrestuan nga forcat Operacionale.

 

Pronari i anijes së peshkimit i shpallur në kërkim nuk është një emër i panjohur.

 

Ai është arrestuar nga policia në vitin 2013 pasi në një furgon mallrash iu gjet rreth 300 kg kanabis por më pas u la i lirë nga gjykata.

 

Në daljen zyrtare policia e shtetit nuk qartësoi nëse Malindi është porositësi i kontenierëve me banane apo pritesi fundor i drogës.

 

 

ARDI VELIU

 

DREJTOR I PERGJITHSHEM I POLICISE SE SHTETIT

 

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe persona të tjerë në Portin e Durrësit, duke shfrytëzuar faktin që kishin akses në hyrje dhe dalje në Port bënë të mundur nxjerrjen e një sasie të lëndës narkotike nga kontenieri ku ndodhej në sheshin e kontenierëve dhe dërgimin e saj në një zonë të sigurtë që ata mendonin, por që është sekuestruar nga Policia gjatë operacionit.Të gjitha veprimet e kryera nga shtetasit e mësipërm ishin të mbikëqyrura nga strukturat e Policisë së Shtetit, të cilët bënë të mundur sekuestrimin e të gjithë lëndës narkotike, arrestimin e dy shtetasve dhe shpalljen në kërkim të një tjetri, për veprat penale “Trafiku ndërkombëtar i lëndëve narkotike, e kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal”.Drejtoria Hetimore Qendrore, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda vazhdon punën intensive për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.Ky operacion i dorëzimit të kontrolluar shënon një hap cilësor në luftën kundër Krimit të Organizuar.

 

Sipas burimeve nga policia sasisa prej 137 kg kokainë me vlerë dhjetera milion euro pasi të përpunohej dhe përzihej për ta shtuar në peshë do të trafikohej në vendet e BE-së.

 

Kjo është sasia e dytë me e madhe e kokainës së kapur në shqpëri pas rastit të shkurtit 2018 ku u sekuestruan 613 kg kokainë po në portin e durrëst në konenier me banane që ketë here vinin nga kolumbia dhe ishin porositur nga Arber Çekaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *