Subscribe

Policia e Shtetit ka nxjerrë pamje nga operacioni “Shpirti”.

 

Ajo njoftoi se për arrestimet në Shqipëri janë angazhuar në terren 200 forca policore, ndërsa nga videoja duket momenti kur efektivët mësyjnë në shtëpitë e kriminelëve dhe i vënë në pranga.

 

Gjatë operacionit janë sekuestruar 2 armë zjarri dhe rreth 60 mijë euro.

 

“Për ekzekutimin e masave të sigurisë të dhëna nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në kuadër të operacionit “SHPIRTI”, janë angazhuar 200 forca policore nga reparti special Renea, FNSH Tiranë e Fier, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtoria Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale, si dhe Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë, Vlorë, Gjirokastër e Durrës. Operacioni është zhvilluar në kushte të larta sigurie për forcat policore pjesëmarrëse, në të njëjtën kohë në të gjitha qarqet, për ekzekutimin e urdhrave të lëshuara nga Gjykata.”

 

Ndërkohë po vijohet bashkëpunimi për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në kuadër të këtij operacioni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *