E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Pamjet “apokaliptike”, pasojat e përmbytjeve në Europë, rrugët kthehen në lumenj

Një nga përmbytjet më shkatërruese që ka goditur Poloninë, Rumaninë dhe Republikën Çeke ka lënë qytete të tëra nën ujë, ndërsa numri i të vdekurve nga stuhia Boris rritet çdo ditë që kalon.

Urat u shembën, qytete dhe fshatra të tëra u desh të evakuoheshin, ndërsa dëmet në automjete dhe shtëpi janë të pallogaritshme.

Banorët të cilët u detyruan të largoheshin nga vendi i tyre, në disa raste me ndihmën e helikopterëve, ndërsa të tjerë gjetën strehë në çatitë e shtëpive apo makinat e tyre.

Të paktën 17 persona kanë vdekur nga përmbytjet nga Rumania në Poloni ditët e fundit.

Shembja e një dige në qytetin e Nysa, Poloni, detyroi 40,000 njerëz të evakuoheshin të hënën.

Në Ostrava, Republika Çeke, një digë e shpërthyer në lumin Odra në bashkimin e tij me lumin Opava shkaktoi përmbytje në zonën industriale të qytetit, duke kërcënuar gjithashtu fabrikën kimike BorsodChem. Qindra njerëz u evakuuan nga zonat urbane.

Qeveria polake shpalli gjendjen e fatkeqësisë natyrore në zonat e prekura dhe njoftoi se do të ndajë një miliard zloti për të ndihmuar viktimat.

Kryeministri polak Donald Tusk tha se kjo do të lehtësonte operacionet e evakuimit dhe do të përshpejtonte mbështetjen financiare për viktimat.

“Kam thirrur këtë mbledhje të qeverisë së pari për të miratuar sa më shpejt vendimin për vendosjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore. I jam drejtuar ministrit të financave dhe për momentin kemi siguruar rezerva financiare për nevojat e zonave dhe njerëzve të prekur nga përmbytjet. Në këtë pikë ne kemi një miliard zloti”, tha Tusk.

Qindra mijëra familje kanë mbetur në errësirë ​​ose pa ujë, rrugët janë prerë në dysh dhe shërbimet hekurudhore janë ndërprerë. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë