Subscribe

Zjarri masiv në lagjen “Perash” të Shkodrës po përparon me shpejtësi. Raportohet se flakën kanë shkrumbuar një banesë private, teksa shumë të tjera, përfshirë edhe palate që ndodhen në zonë, janë në rrezik.

Siç dallohet në pamjet e siguruara nga gazetari i Vizion Plus, Bepin Kolvata, flakët kanë përfshirë tregun e sendeve të përdorura, duke u përhapur më tej në të gjithë zonën.

Lexo edhe :

Related Posts

Zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje, në përpjekje për të vënë nën kontroll flakët.

Nuk dihet ende nëse ka njerëz të lënduar, ndërsa shkaqet e zjarrit nuk bëhen të ditura.

Ndërkohë, lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe policia.

“Rreth orës 18:55, në lagjen “Ndoc Mazi”, në një treg me rroba të përdorura ka rënë zjarr.

Zjarrfikësit së bashku me policinë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje.

Shërbimet e Policisë  po bëjnë evakuimin e banorëve nga banesat që rrezikohen nga zjarri.

Zjarrfikësit po punojnë intensivisht për shuarjen e zjarrit

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e  shkakut të rënies së zjarrit”, thuhet në njoftim./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *