E diel, 27 Shtator 2026 Zilia deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Pamje të rënda/ Polici qëllon për vdekje afro-amerikanin

Një ngjarje e rëndë u shënua në Filadelfia. Një afro-amerikan u qëllua për vdekje nga një polic. 27-vjeçari Walter Walla Jr., shkruajnë mediat e huaja, kishte një thikë në dorë.

 

Sipas mediave, polici hapi zjarr sepse i riu refuzoi të hidhte thikën në tokë. Babai i viktimës pretendon se 27-vjeçari vuante nga probleme psikologjike dhe se polici qëlloi mbi 10 herë në trupin e tij.

 

Autoritetet po hetojnë rastin. Pas ngjarjes, grupe protestuesish u përplasën me policinë dhe një makinë patrullimi u dogj.

 

 

Vazhdo të lexosh