E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 32 minuta më parë
Politikë

Paloka viziton familjen në Durrës: Është koha për ndryshim

Nënkryetari i PD, Edi Paloka vizitoi këtë të shtunë një familje në kushte të vështira ekonomike në Durrës.

 

Familja e Shpresa Guçes jeton në çadër bashke me mbesën 4-vjeçare dhe të bijën.

 

Reklamë

Ajo tregoi se bonus qiraje ka përfituar vetëm këtë muaj. Teksa dëgjoi historinë e saj, Paloka akuzoi kryeministrin Edi Rama se bën vetëm pretime boshe.

 

“Rama premtoi 8 vite më parë shëndetësi falas për të gjithë, por nuk bëri asgjë. Rama premtoi 4 vite më parë të ulë koston e jetesës dhe kosto e jetesës veçse është rritur. Tani ai po bën premtime të tjera boshe. Është koha për ndryshim. Si rrjedhojë e varfërisë, Shpresa tregon se i biri është rrugëve dhe po përpiqet dëshpërimisht të gjejë mënyrën për t’u larguar me patjetër nga Shqipëria”, th Edi Paloka.

Vazhdo të lexosh

Reklamë