E diel, 4 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Paloka-Ramës: Për të fshehur të inkriminuarit shpik marrëveshje me mediat

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama që sa herë dëshiron që të largojë vëmendjen nga skandalet korruptive krijon lajme të ndryshme nëpër media për të larguar vëmendjen e publikut.

 

Reklamë

Paloka ndër të tjera në postimin e tij në Facebook, shkruan se kryeministri kapet duke vjedhur apo një zyrtar  i tij rezulton i lidhur me krimin, në media pilotohen skenarë haluçinantë për pakte të reja politikë.

 

“Nuk i mbulon dot skandalet me sajesa bajate per “marreveshje te fshehta”. Rama vazhdon me “taktikat” e tij bajate te pilotimit te opinionit publik, sa here kapet ne skandalin e rradhes. Sa me i rende skandali , aq me absurde behen bllofet qe perpiqet te perhap ne media. Nderkohe qe Rama kalon ne Parlament kontratat nepermjet te cilave ju grabiten shqiptareve miliona euro ; Shqiperise i shtohen kushte te reja per hapjen e negociatave ; Nje tjeter i perzgjedhur nga Rama si kandidat per kryetar bashkie , Mark Babani, rezulton i inkriminuar dhe me dokumenta vertetohet se ka qene i denuar …ne media pilotohen fantazi dhe sajesa per marrveshje te fshehta midis PD dhe PS.E vetmja marreveshje qe PD dhe opozita kane bere dhe do i qendrojne deri ne fund , eshte ajo me shqiptaret , per te fshire nje here e mire cdo te keqe qe politika e mbrapshte ju ka sjelle deri tani .

Vazhdo të lexosh

Reklamë