Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka publikuar një video, në të cilën shfaqen disa gra që tregojnë vështirësitë që iu duhet të përballen gjatë periudhës së pandemisë. Ato përloten dhe shprehen se nuk janë ndihmuar nga qeveria.

Për ish-deputetin është revoltuese kur duhet të dëgjosh dhimbjet e nënave që “numërojnë qindarkat e mbijetesës”, ndersa kryeministri Rama “paguan miliona lekë në ditë” me klientët e tij.

Ai shprehet se Rama nuk e ka vendin në Kryeministri dhe se mijëra nëna nuk i meritojnë lotët e mjerimit.

“Është e dhimbshme të shohësh në ekrane nëna që kanë humbur gjithçka, se qeveria i ka lënë në mëshirë të fatit. Është revoltuese t’i dëgjosh që këto nëna numërojnë qindarkat e mbijetesës, ndërsa Edi Rama bën cirk me dhimbjen e tyre dhe paguan miliona lekë në ditë me klientët. Ky klloun nuk e ka vendin në kryeministri. Mijëra nëna nuk i meritojnë lotët e mjerimit vetëm se Edi Rama ka zgjedhur të paguajë miliona për oligarkët e vet dhe pak apo aspak për mbi 2 milionë shqiptarë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *