E premte, 9 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 02:15 Në vijim ora 02:15: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Paloka: Policia dhunonte të rinjtë, Rama shpenzonte paratë tona në një udhëtim luksoz

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka cekur sërish vizitën e kryeministrit Edi Rama në SHBA, ku u shfaq edhe duke bërë disa blerje në një nga dyqanet e Neë York-ut.

Përmes një postimi në “Facebook”, teksa e cilëson vizitën e Ramës një udhëtim kënaqësie, Paloka shkruan se Shqipëria është vendi që jep ndihmën më të ulët ekonomike në rajon.

“Ndërsa Shqipëria vuan nga kriza e rëndë ekonomike dhe shëndetësore, ndërsa policia përdori dhunë ndaj të rinjve në rrugë, Edi Rama vazhdonte udhëtimin e tij luksoz javën e kaluar për të bërë pazar në dyqanet luksoze të Neë York-ut. Shqipëria është vendi që jep ndihmëm të ulet ekonomike në rajon, që ka braktisur qytetarët gjatë pandemisë. Ndërkohë që Rama i shpenzon paratë tona në një udhëtim kënaqësie. Turp!”

Vazhdo të lexosh

Reklamë