E premte, 9 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Paloka në Durrës: Shqiptarët nuk e durojnë më këtë qeveri, PD do të ofrojë zgjidhje

Drejtuesi politik i PD në qarkun e Durrësit, Edi Paloka ka zhvilluar një takim me disa banorë të lagjes nr. 17. në këtë qytet.

Ai garantoi se PD do të ofrojë zgjidhje problemeve të krijuara nga qeveria. Paloka theksoi se premtimet e bëra nga PD janë të realizueshme.

“Ne nuk mund të nisemi thjesht me faktin që shqiptarët kanë arritur në pikën që nuk e durojnë këtë qeveri, nuk mund të ecim me mllefin dhe inatin ndaj kësaj qeverie. Ne duhet t’ju ofrojmë zgjidhje për problemet e krijuara prej tyre. Ju e keni parë programin e Partisë Demokratike. Kur themi se do të rrisim pagat e arsimtarëve apo mjekëve apo do dyfishojmë pensionet, të rrisim minimalisht çdo vit 5% pensionet dhe pagat, nuk janë fjalë në ajër, por është çdo gjë e llogaritur dhe argumentuar, ku do të gjehen paratë dhe si do të realizohet ky premtim. SHQIPËRIA KA MBETUR NË VEND-NUMËRO!#ShqiperiaFITON.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë