Nënkryetari i PD, Edi Paloka kërcënoi nga studioja e “Quo Vadis” kryeministrin Edi Rama. Gjatë një interviste me gazetaren Pranvera Borakaj, Paloka paralajmëroi se nëse Rama do të tentojë të blejë apo të mashtrojë me votat e qytetarëve, opozita do t’i tregojë anën e saj të dhunshme.

 

“N.q.s., ata do të tentojnë të bëjnë ndonjë lojë nga ato që është mësuar Rama, do ia thyejmë brinjët, edhe në kuptimin e parë të fjalës, n.q.s. do tentojnë të ç’verbërojnë votën e shqiptarëve. Nuk e dini çdo të thotë të thyejmë brinjët në kuptimin e parë të fjalës? Po sigurisht. Nqs nuk do t’i lejojë qytetarët të votojnë, të mbrojë votën e shqiptarëve, edhe hunj do kapen. Për këtë të mos ketë dyshime askush.”

 

Nga ana tjetër, ai u shpreh i bindur se opozita do të fitojë në zgjedhjet e 25 prillit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *