Paloka: Arrestimet e demokratëve, dhunë shtetërore e kriminale, Rama do viktima

Nënkryetari i PD, Edi Paloka doli në një deklaratë për mediat për të denoncuar atë që e quajti dhunë shtetërore, arrestimin e mbështetësve demokrat në Dibër për incidentet tek godina e KZAZ mbrëmjen e së premtes.
“Policë, forca speciale të ushtrisë me maska, pa identifikim, kanë dhunuar e terrorizuar gjatë natës qytetarët. Sandër Lleshaj mashtron, asnjë polic nuk është lënduar dhe asnjë molotov nuk është hedhur. Policë, njerëz mer maska dhe uniforma shteti, por pa identifikim, si dhe forca speciale të ushtrisë me uniforma të përziera janë bërë njësh për të dhunuar, për të terrorizuar qytetarët e Dibrës dhe për t’i detyruar ata të dalin në votimet moniste dhe të paligjshme, të organizuara nga Edi Rama.Mbrëmjen e djeshme nuk ka ndodhur asgjë nga ato që policia politike e Edi Ramës dhe Sandër Lleshajt mashtroi. Nuk është hedhur asnjë bombë molotov. Ka patur vetëm protestues paqësorë në të drejtën e tyre kushtetuese për të kundërshtuar rikthimin e diktaturës në vend. E vetmja që ka qenë në paligjshmëri, ishte policia, e cila ka goditur me gaz lotsjellës protestuesit paqësore.
Paloka tha se dhuna shtetërore në Dibër organizohet nga e njëjta bandë shtetëroro-kriminale që ka dalë në përgjimet e BILD-it, duke blerë vota, duke kërcënuar dhe dhunuar qytetarët, duke penguar votën e kundërshtarëve.
Në vend që Imer Lala, Dionis Imeraj, Robert Aga dhe banditë të tjerë të ishin pas hekurave të burgut për shkatërrimin e proecit zgjedhor të Dibrës, ata janë janë të lirë dhe po organizojnë farsën e së dielës dhe dhunën shtetërore për llogari të Edi Ramës. Imer Lala, Dionis Imeraj, Robert Aga dhe banditët me apo pa uniformë, me apo pa maska janë simbolet e Edi Ramës për 30 Qershorin në Dibër.Qytetarët nuk pranojnë kurrë dhunën shtetërore të Edi Ramës, që për karrigen e tij, është gati të shkatërrojë gjithçka.Shqiptarët janë gati të reagojnë si qytetarë europianë kundër instalimit të një diktature të re në Shqipëri.
Numri dy i PD, përsëriti qëndrimin e Lulzim Bashës se Edi Rama kërkon viktima ndaj nxit konflikt me dhunën shtetërore dhe banditeske kundër qytetarëve të pafajshëm.
Por ne nuk duhet të lejojmë që asnjë fije floku i asnjë shqiptari të preket për t’i zgjatur jetën këtij regjimi në grahmat e fundit.Partia Demokratike fton çdo qytetar të mos bjerë pre e provokimeve të Edi Ramës.Refuzojeni Edi Ramën!Braktiseni Edi Ramën!Bojkotojeni Edi Ramën!Sfidojeni dhe mos ju përkulni presionit të tij për të dalë në votimet farsë!Filmoni, egjistroni, fotografoni dhe denonconi cdo dhunim, presion, dhunë, fallsfikim, mashtrim që regjimi i tij bën.Të bashkuar ne jemi shumica, ne jemi forca dhe garancia e ndryshimt që po vjen!




