I ngarkuari i posaçëm i SHBA në Ballkanin Perëndimor Mattheë Palmer ka shprehur mbështetjen e plotë të SHBA për çeljen e negociatave për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut me BE-në.

 

Në Forumin Strategjik të Bled-it që po zhvillohet në Slloveni, Palmer deklaroi se një synimet kryesore të SHBA përveç anëtarësimit të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut është dhe ajo e dialogut mes Serbisë e Kosovës.

 

“Vitet e fundit është folur shumë pse USA nuk është prezent në Ballkan dhe nuk e ka me shumë në fokus. Pikërisht për këtë arsye për të qenë prezent më shumë në rajon, dhe duke takuar me shume drejtuesit e rajonit, synimet kryesore të punës janë: Të mundësojë hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut; Të mundësoje dialogun Serbi- Kosovë dhe gjetjen e zgjidhjeve për problematikat kryesore; Bosnja dhe Herzegovina të bëhet një shtet funksional”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *