I Dërguari I posacëm i shteteve të bashkuara per Ballkanit Perëndimor Matthew Palmer deklaroi  hapur këtë të hënë nga Beogradi se vonimi i nisjes së bisedimeve të anëtarësimit të Shqipërinë në bashkimin Europian ishte një gabim historik dhe një mesazh i keq për të gjithë rajonin.

 

Gjatë konferences së përbashkët me presidentin serb Aleksandar Vucic,  zyrtari i lartë amerikan preferoi ta bënte këtë deklaratë në serbisht.

 

 

MATTHEW PALMER

 

I DERGUAR I POSAÇEM I SHBA PER BALLKANIN PERENDIMOR

 

Pas deshtimit te Bashkimit Europian per te gjetur nje kompromis per hapjen e negociatave per Shqiperine dhe Maqedonine e Veriut per anetaresimin ne Bashkimin  Europian, per ne ky ishte nje gabim historik dhe nje mesazh i keq per te gjithe rajonin. Amerika deshiron qe Ballkani Perendimor te kete nje perspektive europiane dhe ne do te bejme maksimumin tone per te bindur lideret e unionit perpasa samitit te Zagrebit ne maj te vitit te ardhshem.

 

 

Palmer është pyetur nga mediat rreth përfshirjes së Listës Srpska në Qeverinë e Albin Kurtit.

 

MATTHEW PALMER

 

I DERGUAR I POSAÇEM I SHBA PER BALLKANIN PERENDIMOR

 

Mendoj se ka hapësirë në Kosovë që të dëgjohet vota e shumë palëve dhe është mendim yni që është e rëndësishme që të respektohen rezultatet e zgjedhjeve demokratike.Lista Srpska e ka marrë shumicën e votave të serbëve dhe ata kanë të drejtë që të përfaqësohen. Është me rëndësi që serbët e Kosovës të kenë të drejtë që të shprehen jo vetëm në opinion, por edhe nëpërmjet procesit politik.

 

Ndërsa presidenti i serbisë Aleksandër Vucic, për herë të parë pas ngrirjes së dialogun me Kosovën është treguar optimist për rifillimin e bisedimeve.

 

ALEKSANDAR VUÇIÇ

 

PRESIDENT I SERBISE

 

Unë besoj se për çështjen e Kosovës brenda dy ose tre muajsh do të kemi kushte për vazhdimin e dialogut, të cilat ne presim të çojnë në një zgjidhje kompromisi. Në takim me Palmer kishim një qasje konstruktive për t’u rikthyer sa më shpejt në dialog me Prishtinën. SHBA e njohën Kosovën, Serbia ka një këndvështrim tjetër, por unë e falënderoj  Palmerin që ishte i gatshëm të dëgjojë ato që kemi për të thënë sot. Ne dëshirojmë që dialogu të jetë serioz dhe të çojë në një zgjidhje kompromisi. Serbia është e gatshme për kompromis, por nuk është dhe nuk do të jetë kurrë e gatshme të poshtërojë veten dhe njerëzit e saj. 

 

Sipas kreut të shtetit serb vendi I tij asnjëherë nuk ka parashtruar ndonjë kërkesë ekstreme në tryezën e dialogut me Prishtinën zyrtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *