Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
18 August 2026
Vizion fokus

“Turku kërkon ta hapë”, Vuçiç letër Rutte-s: Ura mbi...

Situata me zjarret në vend, ministri Nufi: Forcat e...

Dështoi të vrasë Ermir Kërtezin, gjykata lë në burg...

Musiala pësoi kolaps në fushë, legjenda e Gjermanisë ka...

Ethet e Nilit Perëndimor në Maqedoninë e Veriut! Shënohet...

“E dua jashtëzakonisht shumë”, i dha fund pas 30...

Irani: Hormuzi do të mbetet i mbyllur

Britania nuk i trembet kërcënimit rus, kryeministri Burnham: Do...

Reforma e re territoriale e bashkon me Korçën, kryebashkiaku...

Dalin pamjet e frikshme nga tragjedia në Greqi, helikopteri...

Palmer: SHBA-të duan ta shohin Malin e Zi të mbrojtur nga ndikimet e huaja

7 Korrik 22:01

Shtetet e Bashkuara dëshirojnë të shohin Malin e Zi si një vend stabil, në rrugën e integrimit evropian dhe të mbrojtur nga ndërhyrjet e huaja, ka thënë zëvendësi i ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit, Matthew Palmer, pas takimit me presidentin malazias, Millo Gjukanoviq të mërkurën (7 korrik) në Podgoricë.

 

Sipas një njoftimi që është bërë nga presidenca e Malit të Zi, Palmer ka thënë gjithashtu se është në interesin e SHBA-së që së bashku me Bashkimit Evropian të kontribuojnë në stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.

 

Ndërsa presidenti Gjukanoviq shprehu mirënjohje për një angazhim të shtuar të SHBA-së në rajon për arsye se “kjo është një mënyrë e mirë për të ulur ndikimin malinj që bartë rrezikun e destabilizimit”.

 

Në komunikatë nuk përmenden vendet që mund të ushtrojnë ndikim qëllimkeq në vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, por vitet e fundit rajoni ka parë rritje të ndikimit rus dhe kinez përmes investimeve ekonomike dhe tash së fundi edhe përmes furnizimit me vaksina kundër koronavirusit.

 

Vendet e Ballkanit Perëndimor (Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Serbia dhe Bosnje e Hercegovina) synojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian, mirëpo Brukseli nuk ka treguar gatishmëri për të përshpejtuar pranimit e këtyre vendeve në bllokun 27 anëtarësh, pjesërisht edhe për shkak të mungesës së reformave në sundim të ligjit.

 

Në fund të javës së kaluar, në Ohër të Maqedonisë së Veriut, Palmer mori pjesë në konferencën ndërkombëtare “Prespa Forum” ku ishin të pranishëm edhe zyrtarë të Bashkimit Evropian dhe ata të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

 

Ai shprehu dëshpërimin e tij që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk arritën të nisin negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Evropian, gjë që, sipas tij, mund të rrisë skepticizmin, por edhe mund të minojë rolin e SHBA-së dhe Evropës në sigurinë dhe integrimin e rajonit.

 

Palmer shprehu zhgënjimin edhe për mosliberalizimin e vizave për Kosovën./ Rel

Posted Under:
Kryesoret Rajoni
Tagged:
Mal i Zi Palmer SHBA

Nga e njëjta kategori

“Turku kërkon ta hapë”, Vuçiç letër Rutte-s: Ura mbi Ibër duhet të qendrojë e mbyllur

më shumë...

Dështoi të vrasë Ermir Kërtezin, gjykata lë në burg Poli Boriçin

më shumë...

Ethet e Nilit Perëndimor në Maqedoninë e Veriut! Shënohet viktima e katërt, 36 raste të konfirmuara

më shumë...

Vrasja e turistit në Ksamil, reagon sërish policia: Viktima portugez, jo francez! Hetohen dy turqit që po transportonin vrasësin e dyshuar

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

4:46

“Turku kërkon ta hapë”, Vuçiç letër Rutte-s:...

4:41

Situata me zjarret në vend, ministri Nufi:...

4:26

Dështoi të vrasë Ermir Kërtezin, gjykata lë...

4:22

Musiala pësoi kolaps në fushë, legjenda e...

4:20

Ethet e Nilit Perëndimor në Maqedoninë e...

4:07

Parashikimi i moti për ditën e mërkurë,...

3:26

“E dua jashtëzakonisht shumë”, i dha fund...

3:17

FOTO/ Ky është 29 vjeçari që vrau...

3:05

“Më thanë se isha e pushtuar që...

2:49

Zjarret në vend, ministria e Mbrojtjes: 6...

2:42

Irani: Hormuzi do të mbetet i mbyllur

2:41

Britania nuk i trembet kërcënimit rus, kryeministri...

2:36

Ky gabim që bëni kur prisni shalqirin...

2:16

Reforma e re territoriale e bashkon me...

2:16

Dalin pamjet e frikshme nga tragjedia në...

2:11

KE për hapjen e urës mbi Ibër:...

2:11

SHBA – Iran, paqja në udhëkryq. Presidenti...

2:04

Muzeu Arkeologjik tërheq të huajt, turistët njihen...

1:47

Vrasja e turistit portugez në Ksamil, PD:...

1:30

Dënohet me vdekje kushëriri i Bashar al-Assad,...

Më të klikuarat

  • 42-vjeçari shqiptar i rrahu për vdekje nënën, mesazhi rrëqet...
  • “E dua jashtëzakonisht shumë”, i dha fund pas 30...
  • Sulm me armë, vriten 3 persona, mes tyre një grua shtatzënë
  • I riu francez u masakrua me thikë në Ksamil, Taulant Balla f...
  • VIDEO/ I mbuluar nga gjaku, momenti kur policia arreston vra...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.