E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:35 Në vijim ora 04:35: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Palmer: SHBA, e zhgënjyer nga vendimi i BE për shtyrjen e negociatave për Shqipërinë

Shtetet e Bashkuara te Amerikes kane paralajmeruar ashper Brukselin per qasjen ndaj Ballkanit Perendimor. Zv.ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Mathew Palmer ka shfrytezuar nje forum ne Oher per te kritikuar vendimin e Bashkimit Europian per shtyrjen e negociatave per Shqiperine e Maqedonine e Veriut. Zyrtari i larte amerikan ka vene ne dukje se kjo nuk eshte vetem nje çeshtje mes rajonit e Brukselit, pasi prek edhe interesat e Shteteve te Bashkuara.

 

“Ne jemi të zhgënjyer që çështja e hapjes së konferencave të para ndërqeveritare për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë nuk është zgjidhur, pavarësisht angazhimit të fortë të Presidencës portugeze dhe partnerëve të fortë evropianë, pavaresisht zgjidhjeve të arsyeshme qe u propozuan. Sepse  sinqerisht kjo prek edhe interesat tona thelbesore.”

 

Reklamë

Sipas Palmer, eshte kritike qe BE te mbaje angazhimet e saj ndaj rajonit; duke sjelle ne vemendje interesin e shtuar te fuqive te tjera ne rajon.

 

“Keto vonesa dobesojne influencen tone te perbashket BE-SHBA. Ndersa konkurrentët tane gjeopolitikë kerkojne të minojnë në mënyrë agresive kredibilitetin e SHBA-së dhe BE-së dhe vetë rajoni dyshon në angazhimin tone te perbashket, sfidat vazhdojne te rriten.”

 

Pergjate gjithe javeve te fundit, SHBA ka mbeshtetur hapjen e negociatave per Shqiperine e Maqedonine e Veriut dhe liberalizimin e vizave per Kosoven; por kjo eshte hera e pare qe nga Departamenti i Shtetit vjen me nje paralajmerim kaq serioz per Brukselin.

Vazhdo të lexosh

Reklamë