Subscribe

Marrëdhëniet midis Zv.Ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit, Mattheë Palmer dhe Presidentit Ilir Meta janë të shkëlqyera, pavarësisht thumbimeve të këtij të fundit për të.

 

Diçka të tillë e konfirmoi vetë Palmer kur u pyet nga gazetari i “Vizion Plus”, Thimi Samarxhiu. Ai shtoi se prej disa vitesh ka komunikim të shpeshtë me kreun e shtetit, për të mirën e Shqipërisë.

 

Thimi Samarxhiu, Vizion+: Faleminderit, Brian. Faleminderit, Ambasadore Kim dhe faleminderit Z. Palmer. Z. Palmer, ju dëgjova të përmendnit Korenë e Veriut, e cila përdoret shumë nga Presidenti ynë dhe përmendët reformën në drejtësi dhe përfshirjen tuaj në zgjedhjet tona në vitin 2019. Duke vështruar pas në kohë, gjej shumë postime në Facebook, Tëitter, komente nga presidenti që deklaroi . Pas dy vjetësh, si janë marrëdhëniet tuaja me Presidentin? A janë normale? Si e shihni përfshirjen e presidentit në këto zgjedhje, se presidenti duhet të jetë mbi palët dhe nuk është mbi palët, por është i pëfshirë në këtë fushatë. Ai po kërkon që të vijë ndryshim pas 25 prillit. Si e shihni këtë përfshirje të presidentit dhe si mund të ndikojë kjo situatën e këtyre zgjedhjeve?

 

ZV/NS Matthew Palmer: Për pjesën time, marrëdhënia me Presidentin Meta është e shkëlqyer. Dhe e kemi njohur njëri-tjetrin për shumë vite dhe kemi pasur shumë biseda dhe flasim me njëri-tjetrin shumë hapur dhe sinqerisht, çka mendoj është mënyra se si duhet të flasin aleatët e partnerët me njëri-tjetrin. Shtetet e Bashkuaram unë personalisht, nuk kemi anë. Ana jonë është Shqipëria. Është marrëdhënia Shqipëri-SHBA. Punojmë mirë dhe ngushtë me qeverinë e tanishme. Do të punojmë mirë dhe ngushtë me çfarëdo qeverie që do të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit. Jam i bindur se cilado parti të dalë fituese më 25 prill, cilido të jetë kryeministri pas 25 prillit, do të jetë dikush që e vlerëson partneritetin me Shtetet e Bashkuara. Po ndaloj këtu. Nuk marrim anë në politikën e cilitdo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *