Subscribe

Njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë është e domosdoshme për të normalizuar marrëdhëniet në rajon. Deklarata vjen nga zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Methju Palmer, i cili nënvizoi se SHBA dhe BE ndajnë të njëjtin qëndrim përsa i takon marrëveshjes Prishtinë-Beograd.

 

MATTHEW PALMER

NDIHMËS SEKRETAR AMERIKAN I SHTETIT

 

Do të dëshironim një marrëveshje për normalizimi e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Serbisë dhe Kosovës, e cila në mënyrë ideale për ne përqendrohet në njohjen e dyanshme, e cila, siç e shohim ne, vërtetë e vë këtë çështje prapa krahëve dhe hap rrugëtimin e pastër evropian për të dyja vendet”

 

Zyrtari amerikan thekoi se dialogu duhet të zhvillohet sa më shpejt për të zgjidhur çështjet e mbetura pezull.

 

 “Kosova duhet të mundësojë që procesi i dialogut të zhvillohet. Duhet të arrihet një marrëveshje me Beogradin që krijon mundësi për zhvillimin e perspektivës evropiane për dy vendet. Rrugëtimi drejt Evropës dhe NATO-s shkon përmes dialogut, andaj ky duhet të jetë qëllimi i Kosovës”

 

Në lidhje me çështjen e Asociacionit, Palmer theksoi se dy udhëheqësit duhet të respektojnë marrëveshjet e arritura deri më tani.

 

“E kuptoj që ka parametra të marrëveshjes së Asociacionit që duhet të diskutohen, por kjo s’duhet ta pengojë procesin. Nuk do t’ju tregojë se çka duhet të bëjë Kosova. Qeveria vendos se si do t’i qaset kësaj çështjeje. Kosova duhet të shohë se cilat janë mundësitë e saj, dhe çfarë ka për t’i dhënë këtij procesi. Nuk është e lehtë”

 

Pas vizitës në Prishtine, Palmer  dhe i dërguari i Bashkimit Europian për dialogun Miroslav Lajçak, zhvillojnë bisedime edhe në Beograd.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *