Palmer në Shkup: SHBA iu mbështet në rrugëtimin drejt BE

Përfaqësuesi i posaçëm i sekretarit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Methju Palmer ka konfirmuar qëndrimin e Uashingtonit si një mbështetës i rëndësishëm në integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE.
Nga Shkupi ku ka takuar ministrin e jashtëm Nikola Dimitrov, ministren e mbrojtjes, Radmilla Shekeriniska si dhe presidentin Stevo Pendarovski, Palmer deklaroi se BE ka nevojë për rajonin e Ballkanit Perëndimor.
“Biseduam për zhvillimet në rajon dhe më gjerë, pra në gjithë Europën. Po vij në vendin tuaj pas miratimit të protokollit nga senati amerikan për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Është kohë e shkëlqyer për vizitë posaçërisht pas vizitës së sekretarit Pompeo. Dua të përcjell mesazhin tim se Shtetet e Bashkuara mbeten partner i fortë i Maqedonisë së Veriut dhe mbështesin rrugëtimin e saj drejtë BE-së. Ky është rajon që i përket Evropës dhe BE-ja nuk mund të jetë e suksesshme dhe e qetë nëse rajoni mbetet i vonuar.”
Ndërsa ministri i Jashtëm, Nikola Dimitrov deklaroi se zhgënjimi i këshillit të tetorit nuk do të pengojë përkushtimin në përmbushjen e reformave në mënyrë që vendi të antarësohet sa më parë në BE.
“Kemi biseduar për antarësimin në NATO, për integrimin në bashkimin europian I cili nuk është vetëm në interesin tonë por edhe të Ëashingtonit. Nuk do të biem në kurthin e dëshpërimit por do vazhdojmë të përpiqemi për të përmbushur reformat. Do të forcojmë bashkëpunimin me shtetet antare në mënyrë që t;u adresohen problemet por eddhe interesat tona të përbashkëta. Europa nuk mund të jetë e përgjegjshme dhe e qëndrueshme me një rajon të lënduar.”
Methju Palmer do të zhvillojë një vizitë maratonë në rajon ku do të qëndrojë edhe në Prishtinë, Beograd e Athinë.




