Subscribe

Zëvendësndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit Matheë Palmer bëri apel nga Prishtina që Kosova dhe Serbia të heqin barrierat që I ndajnë nga njeri-tjetri e të arrijnë një marrëveshje reciproke.

Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e 20 vjetorit të përkujtimit të ndërhyrjes së NATO-s ndaj ushtrisë serbe, Palmer shtoi se Kosova duhet të heqë taksën në mënyrë që ti hapet rrugë proceseve të dialogut që do ti shtyjnë të dyja vendet drejt fqinjësise së mirë dhe integrimit europian.

Zyrtari I lartë amerikan pohoi se SHBA do të jenë gjithmonë në krah të Kosovës.

 

Prishtina dhe Beogradi duhet të punojnë bashke ne respekt të viktimave. Duhet te lene menjane retorikat pasi kjo nuk i ndihmon në ngritjen e nje vendi demokratik. Ështe koha qe Kosova te arrije paqe te qendrueshme me marreveshje me Serbinë me perfundim njohjen reciproke. Kjo gjë do të ndalonte kontestimet. Kosova dhe Serbia duhet te jene fqinj te ngushte, te dy vendet duhet te ndertojne te ardhmen e europiane. Nuk ka kohe me te mire se tani për te arritur nje marreveshje. Duhet qendrueshmeri dhe te thyejne pengesën që kanë përpara. Nese Kosova nuk leviz perpara te gjithe do te humbasin. Shfrytezoni mundesine per te ardhme me te mire. SHBA do ju mbeshtese në këtë proces. Sot nderojmë sakrificen e atyre qe humben jeten në luftën e para 20 viteve. Nderhyrja e NATO-s në 1999, ishte shanci i fundit per te gjunjezuar regjimin e Milloshevicit. Rrethanat ne 1999 kane kerkuar ndërhyrje per katastrofen humanitare per te ruajtur paqen. Perkujtojme ushtaret qe kane humbur jeten. E qene e paimagjinueshme qe te mblidheshim ne kryeqyqetin me te ri te Europes që ka perparuar ne BE dhe NATO. Perkrahja e SHBA per keto arritje te objektivave te demokracise do të vazhdojë. Kosova eshte e pjekur mjaftueshem si spirance e demokracise. SHBA do te jene prane jush për një të ardhme të ndritur. Lideret duhet te synojne sfidat, Kosova mund të lulezoje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *