Dy persona kanë humbur jetën gjatë natës në qytetin e Reggio Emilia në Itali.

 

Shkak për humbjen e jetëve është bërë një zjarr masiv që ka përfshirë një pallat 4 katësh në afërsi të stacionit hekurudhor.

 

Viktimat janë një burrë dhe grua më kombësi kineze.

 

Sipas mediave italiane trupat e dy viktimave janë gjetur në shkallët e pallatit në përpjekje për të shpëtuar.

 

Rreth 40 banorë të pallatit kanë mbetur të asfiksuar nga tymi, mes të cilëve mjaft fëmijë.

 

Nga të plagosurit, 2 minorenë dhe 1 grua raportohen se janë në gjendje mjaft të rëndë e në rrezik për jetën. Ata janë transportuar me helikopterë në spitalin e Fidenzas.

 

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë reparti i zjarrfiksëve dhe i ndihmës së shpejtë.

 

Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të zjarrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *