Subscribe

Banorët e një pallati 4 katësh në Fushë-Krujë vijojnë të qëndrojnë në banesat e tyre edhe pse godina është shpallur e pabanueshme që prej 26 nëntorit.

Në hyrje të pallatit është vendosur tabela që tregon se ne kete objekt mungon siguria.

Edhe pse është vendosur shiriti i kuq që askush mos të futet brenda, disa prej banoreve nuk e kanë respektuar vendimin.

Ata refuzojne te dalin nga apartamentet pasi thone se nuk kanë mundësi të gjejnë shtëpi me qira.

Banorët ankohen se njësia administrative Fushë-Krujë nuk u ka ofruar asnjë zgjidhje edhe pse ke ka kaluar një muaj nga tërmeti shkatërrimtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *