E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:35 Në vijim ora 04:35: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Palermo pushtohet nga tifozët kuqezinj

Nëse mendonte se me zhvendosjen e ndeshjes ne Sicili nuk do te shikonte tifozë kuqezinj, Federata Italiane e Futbollit duket se ka dështuar. Palermo qe nga mbrëmja e te enjtes është pushtuar nga flamurët, shajet, fanellat,  brohoritjet e këngët e tifozëve kuqezinj, duke habitur jo pak median italiane. Jo vetëm tifozë te ardhur nga çdo cep i Europes, jo vetëm arbëreshe, por edhe emigrante prej vitesh ne vendin fqinj.

 

Është nje ndeshje mes dy vendeve qe i kemi ne zemër shpjegon një emigrant qe ka 30 vjet ne Itali. Bej tifo për Shqipërinë, sepse e dua token time, por dua dhe Italinë ku jetoj dhe jam integruar. Sot është nje mbrëmje spektakli dhe nuk ka interes rezultati, ndërkohe nje tjetër emigrante shqiptare shpjegon se dikur kur ishte e vogël mbështeste Italinë, pasi Shqipëria nuk merrte pjese ne kompeticione te mëdha. Sot preferon Shqipërinë, por e rëndësishme është te dali jashtë loje Spanja. Ne fund ka edhe nje batute nga emigrantet qe krenohen me skuadrën shqiptare. Dikur vinim me gomone, tashme kemi ardhur me nje skuadër te madhe.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë