E shtunë, 14 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 08:30 Në vijim ora 08:30: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 6 minuta më parë
Politikë

“Paktin për Universitetin”, Spiropali: Të këmbëngulësh në gabim është djallëzor

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, u është përgjigjur të gjithë zërave kritikë në lidhje me reagimin e saj për vendimin e anulimit të koncesionit të rrugës Thumanë – Kashar dhe kalimin e fondit të planifikuar për këtë rrugë, për “Paktin për Universitetin”.

 

Ministrja Spiropali përmes një statusi në rrjetin social Twitter u është përgjigjur akuzave të opozitës.

 

“Të gabosh është njerëzore të këmbëgulësh në gabim është djallëzore, i thone një llafi! Keqardhje për reagimet ndaj reagimit tim, po duan s’duan ata e ato Pakti për Universitetin ka nga dje të gjithe hapësiren fiskale të aksit Thumanë – Kashar #MeStudentet #KrenarePërPS.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë