E premte, 13 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Pakistani paralajmëron mundësinë e një “gjenocidi” në Kashmir

Ministri i Jashtëm i Pakistanit, Shah Mehmood Qureshi, i tha një forumi të lartë për të drejtat e njeriut të Kombeve të Bashkuara se “okupimi i paligjshëm ushtarak” i Kashmirit me shumicë myslimane nga ana e Indisë, ngre frikën për mundësinë e një”gjenocidi”.

Më 5 gusht, India revokoi autonominë e pjesës së administruar prej saj të Kashmirit.

“Populli i Kashmirit në territorin e okupuar – si një grup kombëtar, etnik, racor dhe fetar – përballen me kërcënime të mëdha për jetën e tyre, për mënyrën e jetesës nga një regjim vrasës, mizogjen dhe ksenofob”, tha Qureshi.

Menjëherë pas revokimit të autonomisë, kryeministri i Indisë, Narendra Modi, pati thënë se masa do të lejojë që Nju Delhi të heqë qafe rajonin e “terrorizmit dhe separatizmit”.

Reklamë

Kashmiri pretendohet edhe nga India dhe nga Pakistani.

Të dyja vendet posedojnë armë bërthmore.

Ato kanë zhvilluar dy luftëra dhe një konflikt të kufizuar mbi Kashmirin që nga viti 1947./REL

Vazhdo të lexosh

Reklamë