Trafikantët shqiptarë kanë nisur të ofrojnë shërbime premium për emigrantët, që duan të largohen drejt Britanisë. The Sun, në një artikull shkruan se ata ofrojnë një paketë prej 11 mijë paund për person, në të cilën përfshihen udhëtim 40 minuta me skaf nga Belgjika, shmangien e qëndrimit në kamp apo edhe kapjet dhe dëbimet e shpejta në Shqipëri.

 

The Sun raporton gjithashtu se shqetësimi kryesor i emigrantëve është grumbullimi në kampet, duke mos qenë në gjendje të largohen.

 

Por, sipas medias britaike,  bandat tani po ofrojnë një shërbim premium për të cilin thonë se e shmang atë dhe disa njerëz janë të gatshëm të paguajnë çmimin.

 

Trafikantët zakonisht paguajnë nga 3,500 deri në 5,000 £ për të transportuar shqiptarët përmes Kanalit ku oficerët e Forcave Kufitare në pritje i dërgojnë ata në kampe.

 

Por shërbimi premium është një përgjigje ndaj alarmit në rritje ndaj raporteve për kushte të tmerrshme në kampet e mbipopulluara si Manston në Ramsgate, Kent .

 

Ata gjithashtu duan të përfitojnë të ardhura, para se dimri të mbyllet dhe ta bëjë kalimin e Kanalit edhe më të rrezikshëm. Një reklamë në TikTok thotë: “Udhëtim me skaf nga Belgjika për 40 minuta në MB. Çmimi më i mirë nesër dhe pasnesër.

 

“Mos e vendosni jetën tuaj në rrezik në varkë. Sigurojmë kalim të sigurt, për të mos qëndruar asnjë ditë në kamp.”

 

Një hetues i Sun i dërgoi mesazh njërës prej bandave duke i kërkuar detaje dhe iu tha: “Ti nuk shkon në një qendër paraburgimi. Një orë udhëtim. Çmimi 11,000 £ për person.”/ Burimi The Sun

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *