E shtunë, 10 Tetor 2026 Film TV deri në 00:30 Në vijim ora 00:30: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

“Paketa e maleve”, Rama thirrje emigrantëve nga Londra: Investoni në Shqipëri!

Gjatë takimit me emigrantët shqiptarë në Londër, kryeministri Edi Rama iu bëri thirrje që të investojnë në Atdhe.

Kreu i vendit tonë, deklaroi se  qeveria do të prezantojë “paketën e maleve”, e cila do të lehtësojë emigrantët që të investojnë në zonat malore në vendlindje.

Reklamë

 Rama: Unë ju them shqiptarëve që jetojnë jashtë sot, në turizëm apo në ndërtim, investoni në Atdhe. Paketa e Maleve do i japi mundësinë shqiptarëve, me një proces shumë të thjeshtë, dhe pa asnjë taksë për dhjetë vjet, pa patur mundësinë e tapisë, në mënyrë që të ndërtojë ekonomi të re dhe të shtuar për veten dhe të rrisë ekonominë e zonës, duke investuar në çfarëdo linje prodhimi bujqësor. Ju e dini më mirë se kushdo se sa më e vështirë është jeta dhe puna këtu.

Për herë të parë në zgjedhjet 2025 i është i hapur rruga edhe votës së emigrantëve. Më herët, kryeministri Rama ka zhvilluar takime me shqiptarët në Selanik e Athinë, në Itali si edhe në SHBA. /vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë