E enjte, 12 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 18 minuta më parë
Video · Politikë

Paketa “Anti-KÇK”/ SHBA-BE: Vullnet për të luftuar krimin

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian mirëpritën paketën “Anti-KÇK” të miratuar nga qeveria. Në një postim në “Facebook”, ambasada amerikane deklaroi se ky ligj i ri duhet të mbështesë edhe organet e reja të drejtësisë për të luftuar krimin e organizuar.

 

“Ndërsa vazhdon zbatimi i reformave të rëndësishme të drejtësisë, Shtetet e Bashkuara mirëpresin përpjekjet e intensifikuara nga Qeveria e Shqipërisë për të parandaluar krimin e organizuar që të përdorë pasurinë e paligjshme për të minuar themelet e shtetit ligjor. Mekanizmat e përforcuar për zbatimin e ligjit duhet edhe të mbështesin institucionet e reja të drejtësisë të ngarkuara me ndjekjen penale të krimit të organizuar, edhe të harmonizohen me standardet e procesit të drejtë ligjor.”

 

Reklamë

Ambasada e BE nga ana tjetër e cilësoi miratimin e paketës “Anti-KÇ” si një vullnet për të goditur krimin e organizuar dhe terrorizmin.

 

“Ndiq paratë” ka provuar se është një mënyrë shumë e efektshme për të luftuar konkretisht organizatat kriminale. Ligji special i miratuar nga Qeveria e Shqipërisë, që prezanton masa të reja parandaluese për forcimin e luftës kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit, shkon në këtë drejtim dhe tregon vullnet politik për të trajtuar këtë problem.”

 

Ambasadat e SHBA-BE shtuan se do të vëzhgojnë më tej sesi do të zbatohet ky ligj special, ndërsa nxitën qeverinë të zbatojë më tej reformën në drejtësi.

 

Kryeministri Edi Rama njoftoi pas një takimi me ambasadoren amerikane, Yuri Kim në 31 janar se gjatë mbledhjes së qeverisë ishte miratuar si akt normativ edhe paketa “Anti-KÇ”.

Më shumë video

Reklamë