Reperi i njohur Noizy do të mbajë mbrëmjen e sotme koncertin e tij në sheshin Nënë Tereza “The Alpha Show”.

 

Në prezencën e rreth 40 artistëve vendas dhe ndërkombëtar, Noizy do të performojë hitet më të zjarrta të repertorit të tij dhe ka paralajmëruar publikun se ky koncert do të jetë më i madhi i organizuar ndonjëherë në Shqipëri, për muzikën HIP – HOP & RAP.

 

Por, ajo që pritet të surprizojë vërtetë fansat është prania e reperit Stresi, për shumë vite rival i Noizy-t dhe tanimë mik i tij i afërt prej një viti.

 

Shumë fansa kanë aluduar se prezenca e Stresit në koncert mund të shënojë edhe bashkëpunimin e parë midis dy reperëve, që miqësinë e kthyen në urrejtje dhe tashmë duken sërish të pandarë duke i dhënë fund pakënaqësive.

 

Dhe pak orë para performancës në skenë, Stresi duket se i ka dhënë zë aludimeve për një bashkëpunim duke postuar në Instastory një mesazh, ku shprehet se në fund do të jetë qershia mbi tortë e koncertit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.