Janë zbuluar zyrtarisht 16 personazhet e “Ferma VIP”, reality show i cili do të nisë mbrëmjen e sotme në orën 21:00 në Vizion Plus dhe do të transmetohet 24 orë live në dy kanalet e dedikuara në Tring.

Pjesë e “Ferma Vip” do të jenë Ditea Berisha, Renis Gjoka, Gordana Kingji e njohur me emrin e artit BabyGee, Gledis Gegaj, Rigelsa Cybi, Valer Kolnikaj, Elsa Lila, Florian Agalliu, Dijonis Biba, Çiljeta Xhilaga, Robert Berisha, Mariana Kondi, Niko Komani, Gloria Meshi, Xhesika Polo dhe Albano Bogdo.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by @fermavip.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by @fermavip.al

Spektakli i cili do të mbajë mbërthyer shqiptarët para ekranit do të moderohet nga Fjoralba Ponari dhe Bes Kallaku.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by @fermavip.al

Mbrëmjen e sotme, në orën 21 nga kjo skenë, Vizion Plus do të përcjellë të gjitha dimensionet e një spektakli prestigjioz që mban peshën e një patente ndërkombëtare me sukses të garantuar.

E shpërndarë dhe realizuar në më shumë se 50 shtete të botës, 30 prej të cilëve me edicione të përvitshme, duke nisur nga viti 2001.

Një sipërmarrje e jashtëzakonshme, për të cilën po punohet intensivisht prej kohësh, nën drejtimin e producentes së suksesshme Holta Dulaku. Ky reality show vjen për herë të parë në Shqipëri dhe do të transmetohet 24 orë në shtatë ditë të javës në dy kanale të dedikuara në platformën Tring.

16 personazhet  do të jenë fermerët më të rinj në vend, do të merren me rritjen e mbarështimin e kafshëve, do të punojnë tokën, do të bëhen bujq e blegtorë në kuptimin e parë të fjalës, për të siguruar ecurinë e tyre në program.

Një aspekt ky që do ta bëjë këtë reality absolutisht më interesantin për t’u ndjekur, pasi në fermën e VIP-ave, asgjë nuk dhurohet, gjithçka duhet fituar me mund, shpeshherë edhe ushqimi dhe të mirat bazike të jetesës.

Një reality show që sfidon njeriun dhe personazhin, që shfaq rezistencën fizike, durimin, aftësinë për të mbijetuar, për t’u përshtatur, për të jetuar e bashkëvepruar në komunitet. “Ferma Vip” është një eksperiment shumëdimensional që i “zbath” konkurrentët para shikuesit, që i zhvesh ata nga petku i jetës së përsosur dhe shkëlqimi i botës mondane.

Spektakli i madh do të zhvillohet në dy net Prime, përkatësisht të hënën dhe të premten, drejtpërdrejt në ekranin e Vizion+, ndërkohë që pjesëmarrësit dhe jetesa e tyre në fermën më të famshme në Shqipëri do të përcillen live 24/7 në dy kanale të dedikuara në platformën Tring, në cilësi absolute, në të gjitha paketat, tokësore, satelitore dhe OTT./vizionplus.tv/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *