Pak minuta para protestës së Aleancës se Mbrojtjes së Teatrit, presidenti Ilir Meta ka mbledhur ambasadorët e Çekisë, Hungarise, Sllovakise dhe Polonise në vendin tonë.

Takimi mes kreut të shtetit dhe diplomatëve të huaj po mbahet në Pallatin e Brigadave.

Gjatë takimit u ndanë informacione për situatën e pandemisë COVID-19 në secilin vend. Ata theksuan nevojën për një hapje graduale dhe të kujdesshme e kufijve, si dhe lehtësimin e masave shtrënguese që do t’i jepnin frymëmarrje dhe impuls ekonomisë në përgjithësi, por edhe vijimit të trendit pozitiv të viteve të fundit të fluksit të turistëve nga këto vende drejt Shqipërisë. 

Po ashtu, Meta i falenderoi për asistencën që këto vende kanë premtuar dhe dhënë vendit tonë për të përballuar situatën e krijuar nga pandemia COVID-19.

Presidenti i njohu ambasadorët edhe me zhvillimet më të fundit politike në vend, duke shprehur shqetësimin se provokimet dhe acarimi i klimës politike nuk i shërbejnë avancimit të përspektivës evropiane të vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *